
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka thënë se nuk do të qëndrojnë menjëanë për çështjen e targave, raporton Gazeta10.
Radojeviq ka thënë se me targat aktuale serbët mund të udhëtojnë kudo në botë përpos Kosovës.
“Me ato shenja, ata mund të udhëtojnë kudo në botë përveç Kosovës për shkak të tekave të një njeriu nga Prishtina”, ka theksuar Radojeviq për RTS.
Tutje ai ka thënë se kjo situatë është krijuar vetëm si shkak i tekeve të një njeriu duke iu referuar Albin Kurtit.
“Nuk mund ta imagjinoj një situatë ku policia e Kosovës t’i shkruajë gjoba autoambulancës apo autobusit që transporton fëmijët tanë dhe ne të qëndrojmë mënjanë dhe kjo vetëm sepse ai ka etiketa KM me të cilat mund të udhëtojë kudo në botë përveç Kosovës për shkak të teka e një njeriu nga Prishtina”, ka përfunduar Radojeviq. / Gazeta10