Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, takon të dërguarin special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor

Gazeta10
13 February 2025 - 17:10

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim të dërguarin special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

Gjatë takimit, kryetari Krasniqi ka ritheksuar përkushtimin e PDK-së për integrimin euroatlantik të Kosovës, forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ai ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për Kosovën, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm në rrugëtimin euroatlantik.

Duke folur për zgjedhjet e përgjithshme, ai ka theksuar se data 9 shkurt dëshmoi pjekurinë demokratike të vendit dhe përkushtimin e qytetarëve për një të ardhme më të mirë.

Takimi ka shërbyer si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi sfidat dhe mundësitë që e presin Kosovën në të ardhmen, si dhe për thellimin e bashkëpunimit me Slloveninë në fusha të ndryshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.