
Bora Zukali, kryetar i shoqatës Vatra në Stamboll ka folur në Prime Time në Kanal10 për situatën aktuale pas tërmetit shkatërrues që goditi mëngjesin e të hënës, Turqinë dhe Sirinë.
Zukali tha se pasojat nga goditjet e tërmetit janë shumë të mëdha, si në njërëz ashtu edhe në objekte.
Ai ka treguar se qytetarët që u janë shkatërruar shtëpitë, po qëndrojnë nëpër xhami, çadra e vende tjera të improvizuara, shkruan Gazeta10.
“Të gjithë janë jashtë shtëpive. Kanë frikë të futen nëpër shtëpija. Disa janë nëpër çadra, në xhami e nëpër mburoja tjera. Vetëm në dhjetë qytete ku tërmeti ka qenë më i fortë jetojnë 12 milionë njerëz. Në Adana, janë rrëzuar shumë shtëpi e pallate. Në disa vende edhe spitale ka të rrënuara. Është situatë e rëndë. Edhe rrugët, autostradat janë dëmtuar. Kjo po bën shumë të vështirë kalimin e njerëzve. Aeroportet janë bllokuar nga shteti, lejohen vetëm ata ushtarak dhe ata të ndihmës shëndetësore”, tha Zukali në Prime Time.
Zukali ka shtuar se janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me dy ambasadatë shqiptare në Turqi./Gazeta10