
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se as sot s’ka dalur në zyrën qendrore.
Ai gjithashtu për Gazetën10 ka konfirmuar se është duke punuar nga zyret komunale për komunitete.
“Në zyrën komunale për komunitete po qëndrojmë, jemi duke e përcjellur situatën, nëse krijohen kushtet mund të shkojmë edhe në zyrën qendrore”, tha Zeqiri për Gazetën10.
Kujtojmë që edhe gjatë ditës së djeshme kryetari Izmir Zeqiri nuk ka dalur në zyrën qendrore për shkak të protestuesëve serb./Gazeta10