Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kryetari i Zubin Potokut për The Guardian: S’e kisha qëllim të bëhesha i famshëm

Gazeta10
04 June 2023 - 17:37

“Nuk e kisha qëllim të bëhesha i famshëm,” – ka thënë kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, gazetës prestigjioze britanike The Guardian, në një artikull të kësaj të fundit të botuar së fundi. Çka flitet aty?

Fama e Zeqirit – i njohur edhe si Obama nga miqtë e tij për shkak të ngjashmërisë me presidentin e 44 të ShBA-ve – mund të thuhet se tashmë ka kaluar edhe kufijtë e Kosovës.

Ai i tha kësaj gazete në artikullin e titulluar “Kurrë s’jemi ndjerë të lirë nga Serbia”: Shqiptarët e Kosovës fajësojnë Beogradin për dhunën” se “kishin menduar që më shumë njerëz do të garonin (për pozitën e kryetarit të komunës) dhe s’mund ta imagjinonim se do të fitonim.”

“Kjo nuk është modesti false,” – është komenti në këtë artikull bërë nga dy gazetarë që kanë punuar në Kosovë, si Xhemajl Rexha dhe Jack Butcher.

Çka thotë tjetër Zeqiri?

Ai përshkruhet si një aktivist politik që kishte refuzuar urdhërin e Kurtit për t’u futur në zyren e ndërtesës së komunës në Zubin Potok, por edhe si dikush që beson se disa protestues kanë lidhje me krimin e organizuar.

“Ne jemi ende në fazën e krijimit të kabinetit tonë të ri, prandaj ishte gabim që pamë revoltën që u shkaktua nga ato banda kriminale… vprimet e tyre shkojnë kundër rendit tonë kushtetues,” – citohet z. Zeqiri.

Në atë artikull përshkruhen ngjarjet kryesore gjatë periudhës së tensioneve, ndëshkimi që i erdhi Kosovës nga ShBA-ja por edhe reagimet pas atij ndëshkimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.