Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kryeziu e VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

Gazeta10
23 May 2026 - 22:47

Kandidatja e PDK-së për deputete, Ganimete Musliu në emisionin “Politiko” i është drejtuar me fjalët “mbylle gojën” Arbresha Kryeziut të VV-së pasi kjo i ndërhyu derisa po fliste në një debat.

Musliu iu drejtuar në atë mënyrë derisa ishte duke folur për qeverisjen e VV-së, raporton Gazeta10.

“Këta nuk e meritojnë me qeverisë, vet fakti që kjo ma problem e ka funksionimin e PDK-së se mirëqenien e qytetarëve, tregon shumë”.

Më pas, kandidatja për deputete nga VV-ja Arbresha Kryeziu në Kanal10 tha “jo nuk e kam problem…”.

Derisa Gabimete Musliu e PDK-së iu drejtua me fjalën “mbylle gojën” dhe i kërkoi të mos ndërhyjë derisa ajo ishte duke folur.

“Të lutem mos ndërhyj, mbylle gojën derisa te kryj une. Nëse është me ndërhy, ndërhy. Kthemi minutat. Ti e meriton me të thënë mbylle gojën se ke ardhë këtu me mashtru e me gënjy, prandaj e meriton”.

Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.