Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Ku janë bandat, ku janë restorantet e Radojçiqit?”, “Pyete Mimozën”, përplasen ashpër Gashi-Xani

Gazeta10
12 January 2025 - 22:07

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Blerim Gashit dhe Visar Xanit lidhur me Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin.

Gashi ka lavdëruar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se kanë pasur luftë kundër korrupsionit dhe kanë ndaluar zgjedhjet serbe në Kosovë.

Për më tepër, ai ka thënë se fushata e VV-së në Mitrovicë ka qenë e arsyeshme, ngaqë siç theksoi ai, Kurti ndodhej në terrenin e vet.

“Mitrovicën, bandat i ka hjek, luftën kundër korrupsionit, organizimin e zgjedhjeve atje. Është kanë në terrenin e vetë z.Kurti. Me kanë si VV veç në Mitrovicë ka nejtë”, ka thënë Gashi.

Megjithatë ndaj një deklarimi të tillë ka reaguar Xani.

“Problemi është tek aleancat, ngadalësimi i rrugës për NATO dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Xani.

“Rrugën e ngadalëson kur bashkëpunon me Radojçiqin, kur ki korrupsion dhe kur iu shet pashteta ushtrisë”, ka thënë Gashi.

“Kush ka bashkëpunu mas fundi me Radojçiqin”, ka pyetur Xani derisa debati mes tyre ka vazhduar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.