
Policia e Kosovës ka njoftuar të martën se e dyshuara N.A. e moshës 64-vjeçare ka pranuar se e ka kryer vrasjen e motrës së burrit, S.D. 67-vjeçare, në fshatin Kuk të Dragashit.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti është rikualifikuar si “vrasje e rëndë”.
“Pas ballafaqimit me prova të reja e dyshuara në prezencën e avokatit mbrojtës e ka pranuar se ka kryer vrasjen”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Vrasjen, sipas Policisë, e dyshuara e ka kryer me mjete të forta, të cilat më pas i ka fshehur.
67-vjeçarja dyshohet se u vra të hënën. Kishte një rast të raportuar në nënrtor për dhunë ndaj saj./Gazeta10