Politiko

“Kur e humbi Kosova momentin?”, Sadiku ia thotë troç Gërvallës: Nuk u anëtarësua në KiE

Gazeta10
24 Tetor 2024 - 21:07

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka folur lidhur me deklarimin e ndihmëssekretarit amerikan, James O’Brien, i cili ka bërë thirrje që Kosova të kapë momentin sepse përndryshe historia mund ta anashkalojë, duke iu referuar çështjes së asociacionit dhe zbatimit të marrëveshjes bazë me Serbinë.

Gërvalla e bindur është shprehur në “Politiko” se Kosova nuk e ka humbur as edhe një moment.

Megjithatë, gazetari dhe njëherësh moderatori  i emisionit “Politiko”, Kushtrim Sadiku, ia ka rikujtuar Gërvallës se Kosova e ka humbur momentin me mosanëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Nuk e ka humbur momentin, Kosova është votuar me 82% në Këshillin e Evropës, duke konstatuar që Kosova i plotëson të gjitha kushtet”, tha Gërvalla.

“Por nuk është bërë pjesë”, tha Sadiku.

Ajo theksoi se po vazhdojnë të punojnë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim. /Gazeta10/

 

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.