Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Kur kam qenë deputet kam qenë në mesin e dy ose tre më të mirëve” – Gjini

Gazeta10
04 June 2026 - 22:18

Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, në Politiko” ka deklaruar se gjatë karrierës së tij politike ka qenë ndër më të përkushtuarit në punë.

“Kur kam qenë deputet, nëse jo ma i miri kam qenë në rrethin e dy ose tre më të mirëve në parlament, kur kam qenë ministër nëse jo më i miri kam qenë në rrethin e dy më të mirëve. A e dini pse? Jo se jom më i mençuri, nuk e konsideroj veten ashtu, por se e kam një atribut që nuk e fshehi dhe e them pa pikë modestie: nuk ka njeri që fokusohet në punë më shumë se unë, sepse i dedikohem shumë punës”, ka deklaruar Gjini.

Ai theksoi se përkushtimi ndaj punës ka qenë faktori kryesor që, sipas tij e ka dalluar gjatë ushtrimit të detyrave publike.

Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.