Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Aleatët duan ta sjellin Serbinë në BE, unë nuk kam shpresë që do t’ia arrijnë

Gazeta10
23 March 2023 - 11:29

Kryeministri i Republikës së Kosovës po raporton para deputetevë të Kuvendit të Kosovës për takimin e Ohrit me presidentin serb Vuçiq.

Në këtë seancë ai ka thënë se ashtu siç kam premtuar në fillim të mandatit, jam angazhuar në riformatim të dialogut, një dialog  ku jemi të barabartë.

“Tuneli është ende i gjatë por unë besoj që atij po i vie fundi”, ka thënë Kurti.

Sipas tij aleatët tonë kanë vendosur një kornizë me kushte strikte  ndaj nesh dhe Serbisë  në mënyrë që ti lejmë anash dallimet për ti ndihmuar  interesat e tyre për një siguri kolektive dhe paqe të qëndrueshme në ballkanin perëndimor.

“Aleatët duan ta sjellin Serbinë në BE, unë nuk ka shpresë që do t’ia arrijnë”, ka thënë Kurti. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.