Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimet e djeshme në Ohër, pas së cilave u arrit një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti shkroi se Serbia iu shmang nënshkrimit të marrëveshjes dhe të aneksit dhe se tani i takon BE-së që të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme, raporton Gazeta10.
“Tani kemi arritur një marrëveshje për një aneks implementues të Marrëveshjes Themelore. Serbia, ashtu si në takimin e fundit në Bruksel, iu shmang nënshkrimit të Marrëveshjes dhe tani edhe Aneksit. I takon BE-së të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme”, shkroi Kurti.
Kurti falënderoi kryediplomatin evropian Josep Borrell, të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për angazhimin e tyre të palëkundur, si dhe Maqedoninë e Veriut për mikpritjen e tyre të ngrohtë.
We have now reached an agreement on an implementation annex to the Basic Agreement. Serbia—just as in the last meeting in Brussels—avoided signing the Agreement, and now also the Annex. It's up to the EU to find a mechanism to make the agreement legally & internationally binding.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 19, 2023