Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti: Bëra ofertë për statut, pala tjetër kërcënoi me përfundim të takimit

Gazeta10
22 March 2023 - 21:17

Kryeministri Albin Kurti në televizionin publik të Kosovës, ka dhënë disa detaje se si në takim me presidentin serb, e ka bërë një ofertë për të hartuar ai një statut, por që pala tjetër kërvënoi me përfundim të takimit.

“Unë kam bërë oferta vazhdimisht, e fundit ishte në pasditën e hershme të 18 marsit, dhe në momentin kur unë bëra ofertë, pala tjetër kërcënoi në një far mënyre me përfundim të takimit. Qartazi kam thënë për statutin se si duhet të rregullohet kjo çështje, unë kam kërkuar prej palës tjetër serbe, që të jenë dakord me tri shtylla, brenda të cilës unë do ta draftoja atë statut se si rregullohet kjo gjë”,  deklaroi Kurti në RTK.

Kryeministri tutje ka shpjeguar se cilat janë shtyllat brenda të cilës ai do ta bënte atë statut .

“Me datën 18 mars kam thënë “nëse ju jeni dakord me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të cilat i ngërthejnë vlerat evropiane, demokratike, universale, në njërën anë, me qëndrimin evropian, edhe kam shkuar më hollësisht kam treguar se cili është ai, dhe me qëndrimin amerikan. Pra tri shtylla: Republika e Kosovës me Kushtetutë dhe vlera, qëndrimi evropain, që është konkret, qëndrimi amerikan, që po ashtu është konkret, në këtë tre-shtyllësh parimor e të drejtë, unë nesër kam thënë që nesër ua sjell juve draftin e statutit, e quajmë qysh të duash”, tha kryeministri./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.