Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti bisedon me Stoltenbergun: Bojkoti i ditëve të fundit është i orkestruar nga Beogradi

Gazeta10
07 November 2022 - 22:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për situatën e krijuar në veri.

Kurti ka thënë se bojkoti i ditëve të fundit nga ana e serbëve në veri është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi.

“Ai tha se bojkoti i ditëve të fundit është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi zyrtar dhe është rezultat i veprimeve të tyre të vazhdueshme destruktive në dialogun ndërmjet dy vendeve. Kryeministri Kurti e siguroi Sekretarin Stoltenberg se Qeveria dhe Institucionet e Kosovës si gjithmonë do bashkëpunojnë, komunikojnë dhe bashkërenditen ngushtë me aleatët dhe partnerët e saj”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për vlerat demokratike dhe evropiane të sundimit të ligjit, të të drejtave dhe lirive të njeriut e të pakicave, të pluralizmit politik, të paqes e të sigurisë, u shpreh kryeministri Kurti”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.