Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti cicerron: S’ka kohë për ambicie të vogla, është momenti për hapa të mëdhenjë

Gazeta10
24 November 2022 - 15:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka kohë për ambicie të vogla por ëshë rmomenti për hapa të mëdhenjë, raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se marrëveshja e djeshme i hap rrugë bisedimeve intensive për normalizimin e marrëdhënieve.

Tutje, Kurti ka thënë se është mirënjohës ndaj rolit të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Ameikës për mbështetjen dhe përkushtimin e tij.

Këtu keni statusin e plotë:

“Nuk ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj. Marrëveshja e djeshme i hap rrugën bisedimeve intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në Propozimin e BE-së të mbështetur nga 🇫🇷, 🇩🇪&🇺🇸. Mirënjohës për këtë@USAmbKosovo Hovenier për rolin, mbështetjen dhe përkushtimin e tij”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.