Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti del me video për 9.7 kilometrat  e rrugës Prishtinë- Mitrovicë, thotë se “po bëhet”

Gazeta10
04 March 2024 - 16:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video nga punimet në rrugën Prishtinë- Mitrovicë.

Ai ka thënë se kjo rrugë po bëhet, derisa ka thumbuar pushtetet e mëhershme duke thënë se ka pasur projekte të dobëta, përgatitje të pakta e zvarritje të gjata.

“Nga një rrugë e cila ishte me dy korsi, tash do të kemi rrugë nacionale me dy drejtime, secila me nga dy korsi, gjithsej katër, plus nga një korsi ndihmëse anash. Nga projekte me plane të dobëta, përgatitje të pakta dhe zvarritje të gjata, tani kemi plane të hollësishme, përgatitje të duhura dhe punë të rregullta. Rruga Prishtinë-Mitrovicë po bëhet”, ka shkruar Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.