Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti dënon sulmin ndaj gazetarit Syla, kërkon që autorët të vihen para drejtësisë

Gazeta10
12 April 2023 - 11:39

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla duke dënuar sulmin ndaj tij.

Kurti ka thënë se sulmi ndaj gazetarit Syla është i patolerueshëm dhe i papranueshëm. Sipas tij mospajtimet në bindje nuk duhet të jenë shkas për sulme fizike.

Kurti ka kërkuar nga institucionet e rendit që rasti të trajtohet me seriozitet që autorët të vihen para drejtësisë.

Kryeministri Kurti në fund i ka uruar shërim të shpejtë gazetarit Syla. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.