
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se deputetët që sot nuk janë në sallë është duke iu ecur rroga, dhe se ata e kanë pagën më të lartë se ai, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ata po kërkojnë përgjegjësi për punën e tij por vet nuk janë në sallë dhe se për këtë ka marrë shembull deputetët e LDK-së.
“Dhe e dyta që deshta të them është nuk e di a është opozita konstruktive apo jo, por e di që asnjë deputet i LDK-së tash nuk është këtu, asnjë, pra tema e rëndësishme, na e trego strategjinë, na e trego platformën, ja ku është kryeministri”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se ata deputetëve që nuk janë në sallë është duke iu ecur paga. Ai ka thënë se është i hapur për interpelanca dhe për debate por mungesa në sallë është sjellje destruktive.
“Pra unë jo vetëm që po ju informoj por po kërkoj edhe pjesëmarrje se më falni por duhet ta themi troc, deputetët që nuk janë sot në sallë, po ju ecë rroga edhe deputeti e ka rrogën më të lartë se kryeministri, deputeti e ka pagën më të lartë se kryeministri dhe nuk vjen këtu. Unë nuk e konsideroj mospjesëmarrjen konstukive, thirrini inteprelanca, bëni debate, pyetje parlamentare, diskutime pafund, kurrëfarë problemi nuk ka, kjo është konstruktive, ky është paralamentarizmi, ndërkaq pikërisht destruktivitet është mospjesëmarrja”, ka thënë Kurti.
Kujtojmë se së fundmi ka pasur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për targat e paraprirë nga tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës, rrethana këto që e dërguan Qeverinë e Kosovës në përplasje të hapur me bashkësinë ndërkombëtare.
Po ashtu, së fundmi është duke u diskutuar edhe plani franko-gjerman si një zgjidhje për mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi. / Gazeta10