
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur mbrëmë drejt Tiranës.
Ai, siç njofton zyra e tij, është nisur për kryeqendrën e Shqipërisë, për të marrë pjesë ne Samitin e Procesit të Berlinit.
“Në margjina të samitit, Kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, përfshirë atë me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë s’do të flitet për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës