
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me deklaratën e emisarit amerikan, Gabriel Escobar se situate në veri mund të nxitë një konflikt rajonal, shkruan Gazeta10.
Kurti ka thënë se emisari duhet të pyetet se cilat shtete tjera pos Kosovës e Serbisë ka menduar kur ka dhënë atë deklaratë.
“Unë di shumë gjëra, por jo aq shumë. Do të duhej ta pyesni emisarin Escobar kur ka folur për konflikt rajonal për cilat shtete pos Kosovës e Serbisë ka menduar. Mali i Zi s’e besoj, Maqedonia e Veriut po ashtu. Kryeministri Rama ka kërcënuar Beogradin, ndoshta. Por do të duhej ta pyesni emisarin Escobar për këtë”, ka thënë Kurti në konferencë për media./Gazeta10