
Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e radhës në Bruksel, e të cilin BE e paralajmëroi për këtë javë.
Ai tha se do të shkojë atje për të prezantuar gjithë dokumentacionin që ka Kosova për rrëmbimin e policëve të Kosovës nga Serbia.
“Unë së pari erdha t’ju njoftoj me këto të gjetura që janë interes i madh edhe i familjeve edhe në opinion. Jam i gatshëm dhe i interesuar që të shkoj në takimin e radhës në Bruksel që të paraqes hollësisht këto të dhëna që i morëm dhe ta kuptojnë se deskalimi i situatës që po e kërkojnë të gjithë nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe pakusht të tre policëve dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë”.
Ndërkaq, Kurti përsëriti se normalizimi nënkupton zbatim të menjëhershëm dhe pa kushte dhe të plotë të marrëveshjes bazike.