
Qëndron Kastrati në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin ka treguar për arsyet e largimit nga Vetëvendosja.
Ai ka treguar se e ka vrejtur një tendencë të kryeministrit Kurti që ka dëshiruar të ndërtojë një personalitet i cili do t’i prishë mardhëniet me Bashkimi Evropian, raporton Gazeta10.
“Unë kam pritur se Kurti do të ketë një gjuhë të tillë por jo që në mandatin e dytë, sepse arroganca nuk përkrahet nga shoqëria dhe nuk konsiderohet si dicka që ne dojmë me pas në diskursin politik, e qa më pak udhëheqësit e këtij vendi”, tha ai për Kanal10.
Kastrati shton se Kurti pretendon se do të jetë nga figurat politike që do të përmendet për shumë vite./Gazeta10