Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti e njofton ambasadorin e Irlandës për arritjen e marrëveshjes Bazë në Bruksel

Gazeta10
27 March 2023 - 17:52

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua sot me ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan.

Ata biseduan për marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve, për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, fushën e ICT-së dhe për shkëmbimin e përvojave sa i përket së përfshirjes dhe bashkëpunimin me mërgatën.

Kryeministri e falënderoi për mbështetjen dhe trajtimin me seriozitet të aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës gjatë presidencës së Irlandës. Gjithashtu e informoi për procesin e dialogut dhe arritjen e Marrëveshjes Bazë në Bruksel dhe për aneksin e zbatimit të saj, në Ohër.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.