Ngjarja kryesore e kësaj jave pritet të ndodhë paraditën e kësaj të shtune kur do të takohen krerët e dy shteve, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Ohër, në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
LEXO EDHE: Gjithçka gati për takimin Kurti – Vuçiq, në Ohër / Kanal10 me raportim special
Kurti e Vuçiqi pritet të diskutojnë për zbatimin e planit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Për këtë ngjarje Kanal10 do të ju mbajë të infomruar përmes ekranit me një transmetim special nga ekipi që ndodhet në Maqedoninë e Veriut.
Siç ka bërë të ditur në Info10 gazetari, Kushtrim Sadiku një pjesë e takimeve do të zhvillohet në pjesën residenciale të e Presidentit, Stevo Pendarovski, e cila ishte shfrytëzuar edhe nga lideri kryesor i Jugosllavisë, Josip Broz Tito, ku ishin zhvilluar edhe bisedimet për marrëveshjen e Ohrit.
Jo shumë larg saj, pjesa tjetër e takimeve pritet të mbahet në hotelin ku do të akomodohen delegacionet e të dyja palëve, e i cili ndodhet në afërsi të Shën Naumit në Ohër.
Vec përfaqësuesëve euro-amerikan, gazetari Sadiku ka treguar se në Ohër pritet të shkojë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski/Gazeta10