
Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar për telefonatën që sot ka pasur nga këshilltari kryesor i presidentit amerikan, Jake Sullivan.
Kurti e ka falënderuar Sullivanin për mbështetjen e ShBA-së në sigurinë kufitare, derisa kërkoi ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë.
Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se e ka siguruar këshilltarin e Joe Biden për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi i Kosovës për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundshëm.
“E sigurova atë për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”, tha Kurti.