Gazeta10

Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë Ndërmjetësimin për të zgjidhur mosmarrëveshjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar rëndësinë e ndërmjetësimit si një mjet sipas tij efikas dhe i shpejtë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Ai ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

“Andaj, ju ftoj të shfrytëzoni këtë mundësi për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore, të drejtë dhe të shpejtë, duke kontribuar kështu edhe në lehtësimin e barrës së gjykatave.
Ndërmjetësimi është zgjedhja e mençur për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Kurti.

Duke u fokusuar në sfidën e ngarkesës së lartë të lëndëve në gjykatat e vendit, Kurti theksoi se rreth 90% e rasteve të ndërmjetësimit përfundojnë me sukses, që sipas tij ofron një alternativë të vlefshme ndaj proceseve të gjata dhe të kushtueshme gjyqësore.

Kurti tha se që nga viti 2021 deri në vitin 2023, ka pasur një rritje të konsiderueshme të rasteve të referuara për ndërmjetësim nga gjykatat e Kosovës. Sipas tij, vetëm gjatë kësaj periudhe, janë referuar 5,424 raste penale dhe 6,633 raste civile për zgjidhje në ndërmjetësim. Sipas tij, ky është rezultat i politikave të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat kanë synuar të sigurojnë një procedurë të shpejtë dhe me kosto të ulët për qytetarët.

“Ky progres i Ndërmjetësimit është rezultat i politikave të zbatuara nga Ministria e Drejtësisë, të cilat kanë siguruar një procedurë të shpejtë dhe me kosto të ulët për qytetarët tanë. Andaj, ju ftoj të shfrytëzoni këtë mundësi për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore, të drejtë dhe të shpejtë, duke kontribuar kështu edhe në lehtësimin e barrës së gjykatave. Ndërmjetësimi është zgjedhja e mençur për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme”, ka deklaruar Kurti.

NË FOKUS

MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
mjek
Ndërron jetë kirurgu i njohur kosovar
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
Saranda-Bogujevci-dhe-Albulena-Haxhiu
Bogujevci ia ndalë mikrofonin Haxhiut, ajo e lëshon sallën e Kuvendit: Ndaljani fjalën
IMG_8565
Ndahen Santiana dhe Lirimi
image-26-600x360
Dalin pamjet e arrestimit të katër serbëve që ofenduan dhe sulmuan policinë në Veri
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj
IMG_8586
Tre të vdekur sot në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre kosovarë