Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti injoron shkollat – merret me serbët që i fton t’i konvertojnë tabelat e automjeteve (VIDEO)

Gazeta10
01 September 2022 - 9:37

Kryemnistri i Kosovës, Albin Kurti ka harruar krizën me shkollat megjithëse sot do të duhej të niste mësimi kudo në Kosovë. Ai iu është drejtuar në gjuhën serbe qytetarëve serb të Kosovës me thirrjen për t’i konvertuar targat e automjeteve, raporton Gazeta10.

Përmes një videoje, Kurti ka ftuar qytetarët që në 34 qendra të regjistrimit të automjeteve të fillojnë konvertimin e targave.

“Të nderuar qytetarë, nga sot deri më 31 tetor përgjatë 61 ditëve 34 qendra të regjistrimit të automjeteve, po rihapin dritaren e mundësisë për të konvertuar tabelat e regjistrimit të automjeteve në ato të republikës sonë të përbashkët”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai ka thënë se ky konvertim është në funksion të sigurisë, rendit publik dhe ligjit.

“Konvertimi dhe regjistrimi i automjeteve me targa “RKS” i shërben rendit publik, ligjit dhe sigurisë”, ka shtuar më tej Kurti..

Kurti ka thënë se tabelat e vjetra janë trashëgimit që s’duhet mbajtur.

“Kjo është trashëgimi që ju nuk do të duhej ta mbanit”, ka shtuar ai.

Tutje, i pari i ekzekutivit ka thënë se edhe me zotimet në Bruksel përdorimi i targave aktuale serbe është me afat të skanduar.

“Të dashur qytetarë, bazuar edhe në zotimet e vet Serbisë në bisedimet në Bruksel atyre targave u ka skanduar përfundimisht afati i përdorimit qysh në shtator të vitit të kaluar”, ka thënë me tej Kurti.

Përndryshe, për marrëveshjen e dokumenteve të kalimit dhe konvertimin e targave qe një kohë ka një përlasje të madhe politike mes Kosovës dhe Serbisë, ku është dashur edhe një ndërhyrje e lartë ndërkombëtare. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.