Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti i kërkon kryeministres finlandeze shtimin e ushtarëve në Kosovë

Gazeta10
17 January 2023 - 19:27

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar Kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Duke e falënderuar për kontributin e Finlandës për Kosovën para dhe pas shpalljes së pavarësisë, Kryeministri Kurti theksoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

“Kryeministrja Marin shprehu mbështetjen për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian. U bisedua për rritjen në 70 të numrit të ushtarëve finlandez në Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR). Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane, për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit./Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.