Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti kthehet nga Brukseli, nderon të rënët e Qirezit dhe Likoshanit

Gazeta10
28 February 2023 - 13:25

Pas takimeve që zhvilloi dje në Bruksel, Kryeministri Kurti është kthyer në Kosovë dhe sapo është kthyer ai ka vizituar Kompleksin Memorial të varrezave në fshatin Qirez të Skenderajt, për të bërë homazhe në nderim të viktimave të masakrës së Qirezit e Likoshanit që policia serbe bëri me 28 shkurt 1998, raporton Gazeta10.

Duke kujtuar këtë ditë, kryeministrit Kurti ka thënë se kjo hakmarrje ndaj civilëve të pambrojtur dhe të paarmatosur erdhi për shkak se Ushtria Çlirimtare e Kosovës po merrte hov dhe kishte gjithnjë e më shumë sukses në përballje me forcat policore serbe, njofton Zyra e Kryeministrit në një komunikatë për media.

“E të njëjtën kohë kjo masakër, siç theksoi ai, shënon edhe masakrën e parë të luftës së fundit në Kosovë kur u bë edhe e qartë se rrugëtimi çlirimtar i popullit tonë është i pashmangshëm dhe i pakthyeshëm. Me këtë rast si kryeministër, si qytetar, si shqiptar, ndaj dhembjen e pikëllimin me familjarët. Kemi shumë mall për ata që nuk janë në mesin tonë por në të njëjtën kohë ndjejmë edhe krenari për qëndresën e tyre dhe ndjejmë përgjegjësinë për drejtësinë për ta”, është shprehur kryeministri Kurti./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.