
Kryeministri i Kosovës pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës në një konferencë për media ka folur për dy projektligjet që janë miratuar sot, atë për zyrtarët publik si dhe projektligjin për pagat, raporton Gazeta10.
Kurti ka thënë s e përmes projektligjit për zyrtarët publik Qeveria i ka vendosur në qendër ata si një faktor kryesor për funskionimin e institucioneve të shtetit.
“Përmes projektligjt për zyrtarët publik, Qeveria i ka vendosur në qendër zyrtarët publik si faktor kyq në funksion të qëndrueshmërisë së institucioneve shtetërore. Me këtë projektligj administratën e bëjmë të qasshme për të gjithë edhe brenda sistemit edhe jashtë sistemit, edhe brenda vendit edhe jashtë vendit, pra edhe për pjestarët e mërgatës sonë e cila për shkak të kufizimeve që ka pasur ligji për vite me radhë ka qenë e përjashtuar nga mundësia për t’i shërbyer shtetit”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se projektligji i pagave është rezultat i një pune të madhe të bërë nga Ministria e Brendshme dhe se me të është krijuar një sistem i unifikuar si dhe ka sjellur një barazi mes të punësuarve në këtë sektor.
“Në anën tjetër, projektligjin e pagave sot e miratuam pas një pune voluminoze nga ministria e Punëve të Brendshme. Ky projektligj jo vetëm që për herë të parë krijon system të unifikuar por për herë të parë sjell barazi për të punësuarit në sektorin publik. Mungesa e barazisë mes të nejtëve ka sjell diferencë mes pagës së lartë dhe asaj më të ultë në sektorin publik deri në njëzet herë”, ka thënë Kurti më tej. / Gazeta10