Gazeta10

Kurti: Marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë janë forcuar më shumë se kurrë

Kryeministri Albin Kurti thotë se marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë janë forcuar më shunë se kurrë më parë. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në 2023, Shqipëria u bë partneri ynë kryesor tregtar i vendit tonë.

“Sot, marrëdhëniet tona ekonomike janë forcuar më shumë se ndonjëherë më parë. Me hapjen e dy zyrave doganore të Republikës së Kosovës në Durrës dhe Porto Romano, fituam qasje në det nga e cila përfitojnë bizneset dhe ekonomia jonë. Investimet nga Shqipëria dhe shkëmbimet tregtare janë rritur e po rriten. Në 2023, Shqipëria u bë partneri ynë kryesor tregtar. E këtë vit, shënuam një moment historik në bashkëpunimit tonë në sektorin energjetik. Funksionalizuam dhe përuruam bursën shqiptare të energjisë elektrike ALPEX, e cila na mundëson të rrisim shumëfish shkëmbimet përmes kësaj burse të përbashkët. Po aq historike ishte edhe kandidatura e suksesshme e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Ajo u bë e mundshme pikërisht me ndihmën dhe bashkëpunimin me Shqipërinë. Bregdeti shqiptar do të mirëpresë sportin e lundrimit në kuadër të këtyre lojërave”, ka shkruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovar foli edhe rreth projekteve të përbashkëta që priten të realizohen.

“Ndër projektet më të rëndësishme mbarëkombëtare, është marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës. Ajo do të jetë infrastruktura e radhës fizike që i përgjigjet vullnetit, dëshirës dhe nevojës për të qenë me afër. Ndërkohë që hapja e korridoreve ajrore me Republikën e Shqipërisë, e afron Kosovën me vendet tjera. Shkurtohet koha e udhëtimit dhe ruhet mjedisi sepse zvogëlohet trajektorja e fluturimeve për dhe nga Kosova”, tha Kurti.

“Kosova dhe Shqipëria janë gjuhë dhe kulturë, arte dhe tradita, të mishëruara në brendi të kombit tonë. Abetarja e unifikuar dhe fillimi i punës për Enciklopedinë Shqiptare, i vulosin vlerat e historinë tonë të përbashkët”, tha Kurti.

Megjithatë, kryeministri kosovar tutje ka thënë se me Shqipërinë nuk jemi kurrë mjaftueshëm afër dhe ka gjithmonë vend për përafrim, tema për përbashkim dhe fusha për përfitim të dyanshëm.

NË FOKUS

valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët