Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti me ambasadorët e QUINT-it diskutojnë për hapjen e Urës së Ibrit

Gazeta10
17 July 2024 - 18:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e zyrës së Bashkimit Evropian, me të cilët ka diskutuar edhe për hapjen e Urës së Ibrit.

Zyra e kryeministrit ka bërë të ditur se në kuadër të informimit dhe koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, temë trajtimi në këtë takim ishte gjithashtu rëndësia e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për vetura, në mënyrë që të mundësohet liria e plotë e lëvizjes e cila i ndihmon qytetarët në të dy anët e urës, pa dallim, dhe në të njëjtën kohë i shërben zhvillimit të ekonomisë dhe tregut përmes lëvizjes më të lehtë të mallrave dhe kapitalit.

Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ata janë takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.

“Bashkë diskutuan rreth zhvillimeve të fundit, situatën e sigurisë e të sundimit të ligjit, dhe zhvillimin e gjithmbarshëm”, thuhej në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.