
Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka marrë pjesë në darkën darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach, në prag të fillimit të Lojërave Olimpike 2024, .
Kurti po qëndron në Paris në mbështetje të sportistëve që përfaqësojnë Kosovën në këtë olimpiadë.
“Sporti shërben si një kujtesë e fuqishme për pengesat që mund të kapërcehen për të arritur gjëra të mëdha, dhe që në të njëjtën kohë na bën bashkë. Kosova është gjithmonë krenare që është pjesë e ngjarjeve të këtilla”, citohet të ketë thënë Kurti.