Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti mirëpret Arianit Besirin, kryetarin e ri të Morbachit në Gjermani, e siguron për mbështetje dhe bashkëpunim

Gazeta10
27 November 2024 - 19:54

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur sot në kryeministri Arianit Besirin, shqiptarin nga Mitrovica, i cili ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë në zgjedhjet lokale të mbajtura atje.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kurti shprehet se mërgata jonë tashmë përveçse e integruar mirë në vendet ku banojnë e zhvillojnë veprimtaritë e tyre, po japin edhe një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike e ekonomike, dhe se kur e kishte kuptuar që Arianiti ishte në Kosovë nuk kishte se si mos ta takonte për ta uruar dhe për ta siguruar për mbështetje dhe bashkëpunim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.