Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti ndan 142 mijë euro për Samitin e Ballkanit Perëndimor nga “The Economist”: Mundësi e jashtëzakonshme për promovim

Gazeta10
13 June 2024 - 11:39

Qeveria e Kosovës ka ndarë 142 mijë euro për mbajtjen në Prishtinë të Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga prestigjiozja “The Economist”.

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur këtë mundësi e jashtëzakonshme për provomvimin e sukseseve të Kosovës.

Sipas Kurtit, kjo ndikon në rritjen ndërkombwtare të imazhit të vendit dhe krijon mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe investime.

“Mbajtja e kësaj konference në Prishtinë e organizuar nga organizata prestigjioze “The Economist”, me pjesëmarrjen e mysafirëve të huaj të rëndësishëm dhe me ekspozim mbarëbotëror përmes platformave sociale të “The Economist” është një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin global të sukseseve të Kosovës. Kjo ngjarje kontribuon në rritjen ndërkombëtare të imazhit të vendit tonë, duke theksuar përparimet tona në fusha të ndryshme dhe dujke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe investime. Mjetet buxhetore të ndahen në shumë prej 142 euro.,Mjetet ndahen nga buxheti I zkm, nga programi për promovim të vendit”, deklaroi Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.