Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti nderohet me çmim nga Forumi Ekonomik i Vjenës

Gazeta10
08 May 2023 - 13:08

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sot në Prishtinë, për herë të parë, Forumi Ekonomik i Vjenës po mban konferencën Vienna Economic Talks – Prishtina 2023.

Kryeministri Kurti ishte folës kryesor në sesionin hyrës, me ç’rast iu uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve.

Në këtë ngjarje, kryeministri Kurti, në emër të Republikë së Kosovës, në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të Kosovës në këtë forum, pranoi çmimin nga Forumi Ekonomik i Vjenës për bashkëpunim dhe kontribut të shkëlqyeshëm në zhvillimin ekonomik të nivelit nacional dhe rajonal, çmim ky që u dorëzua nga Presidenti i Forumit Ekonomik, Ambassador Victor Jackovich.

Në fjalën e tij falënderuese Kurti bëri thirrje edhe për më shumë bashkëpunim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.