Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti në takim me përfaqësuesit e partisë shqiptare nga Mali i Zi, diskutojnë për rritjen e bashkëpunimeve

Gazeta10
28 January 2023 - 23:25

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se në zyret e tyre, kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e partisë shqiptare nga Mali i Zi, ku i ka njoftuar me situatën politike dhe ekonomike në vend.

Kurti, gjatë takimit ka biseduar edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Malin e Zi, dhe ndërtimin e rrugëve Pejë-Rozhajë dhe Deçan-Plavë, çka sipas tij, do ta lehtësonte qarkullimin e qytetarëve.

“Në zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Kryeministri, njëherit Kryetari i LV-së, Albin Kurti së bashku me Nënkryetaren e Dytë, Mrika Limani Myrtaj, Sekretarin Organizativ, Alim Rama dhe Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Çeku pritën në takim deputetin dhe Kryetarin e Partisë Forca e Re Demokratike Genc Nimanbegu, i cili ishte i shoqëruar nga Ardian Mavriqi, Sekretar i Pergjithshëm – aktualisht Kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe Nënkryetarët e Partisë: Ilir Çapuni dhe Arbin Çapriqi”, thuhet në njoftim.

“Përgjatë takimit Kryeministri Kurti njoftoi përfaqësuesit e partisë shqiptare nga Mali i Zi për situatën politike dhe ekonomike në vend. Në kuadër të diskutimit u theksuan edhe marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Malin e Zi me ç’rast u përmend edhe ndërtimi i rrugëve Pejë-Rozhajë dhe Deçan-Plavë çka do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe forcojë lidhjen ekonomike dhe tregtare”.

“Në anën tjetër, përfaqësuesit nga Mali i Zi njoftuan me situatën politike atje me theks të veçantë ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në jetën politike e institucionale çka ka tensionuar edhe më shumë raportet etnike dhe ndërhyrjet e Serbisë në shtetin e Malit të Zi”.

“Në fund pjesë e diskutimeve ishte edhe bashkëpunimi në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore në mes të të dy vendeve”/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.