Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti nesër pret në takim tre policët e liruar, thotë se do t’i falënderoj për qëndresën

Gazeta10
27 June 2023 - 19:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përmbyllur vizitën dy ditore në Mbretërinë e Bashkuar gjatë së cilës pati disa takime me përfaqësues të institucioneve shtetërore, shkruan Gazeta10.

Ai përmes një postimin në Facebook tregoi se nesër do t’i pret tre policët e liruar nga Serbia në një takim, raporton Gazeta10.

“Gjatë qëndrimit tim në Londër, morëm lajmin e gëzueshëm për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat speciale ushatarke e policore të Serbisë me 14 qershor. 13 ditë pas ata janë në Kosovë e me familjet e tyre. Nesër do t’i takoj për t’i falënderuar për qëndresën dhe për t’u uruar mirëseardhje.”, shkroi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.