Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti, opozitës: Mos prodhoni argumente që janë të dëmshme e në linjë me disa në Serbi  

Gazeta10
02 March 2023 - 14:00

Me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovë ku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është thirrë për të raportuar për dialogun me Serbinë, me theks të veçantë për pranimin e planit frank-gjerman që ai e bëri ditë me parë në Bruksel.

Duke raportuar para deputetëve Kurti ka deklaruar se në Bruksel nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje, pasiqë Presidenti i Serbisë nuk pranoi ta nënshkruaj atë dhe kjo tregon që ata nuk janë pajtuar me përmbajtjen, raporton Gazeta10.

Sa i përket planit të zbatimit Kuti ka thënë se plani do të negociohet dhe negociatat ende nuk kanë filluar.

Kurti ka thënë se Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrel ka pranuar që ky dokument nuk do të diskutohet më sepse ai është shpallur në uebsajtin e saj.

Ai ka sugjeruar  opozitën që të mos prodhojnë argumente në diskursin publik që janë sot të pakuptimta e të dëmshme  e në linjë me ata që e kundërshtojnë në Serbi.

Kurti ka thënë po ashtu se marrëveshjet e mëparshme të nënshkruara nga ish qeveritë duhet të zbatohen por duke respektuar kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, qeveritë e kaluara kanë bërë gabime në dialogun me Serbinë. “Gabimet e qeverive të kaluara do të mundohem që t’i eliminojë ose t’i demantojë për ta ruajtur shtetin utilitar”, ka thënë Kurti.

Ai po folur edhe për takimet e radhës që do të mbahen me ndermjetësimin e BE-së duke thënë se Qeveria është e gatshme të shkojë në takim, ku kësaj radhe do të takohemi në Ohër të Maqedonisë ka thënë Kurti./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.