Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pas ndalimit të Agushollit: Serbia nuk do marrëdhënie fqinjësore me Kosovën

Gazeta10
26 May 2025 - 22:43

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas ndalimit dhe lirimit të ish-deputetit Gramos Agusholli në pikën kufitare në Merdarë nga autoritetet serbe.

Ai këtë e cilësoi si dëshmi se Serbia nuk synon marrëdhënie fqinjësore me Kosovën.

”Serbia nuk lëshon rast për ta dëshmuar se nuk do e as synon marrëdhënie normale e fqinjësore. Ndalimi i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramos Agushollit nga autoritetet e shtetit serb në pikën kufitare në Merdarë për orë të tëra është prova e radhës. Praktika të tilla që përdoren në vazhdimësi me qëllim keqtrajtimin dhe frikësimin e qytetarëve tanë duhet të dënohen zëshëm dhe njëzëri edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Përgëzoj institucionet tona dhe shtetet partnere për reagimin e shpejtë dhe të suksesshëm. Gramosit i dëshiroj qëndrim të mbarë në Lubjanë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.