Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti për mosngritje të aktakuzave ndaj sulmuesve në veri: 10 ligje janë ngujuar në Kushtetuese

Gazeta10
21 December 2023 - 11:00

Kryeministri Albin Kurti, tha se të arriturat e Qeverisë në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit janë të njohura si në Kosovës dhe në arenën ndërkombëtare.

Ai në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriu, shtoi se gjatë këtij viti janë mbyllur shumë rrugë kriminale e janë sekuestruat substanca narkotike.

Kurti pati kritika sa i përket mosngritjes së aktakuzave ndaj paramilitarëve serbë për barrikadat dhe sulmet që kanë ndodhur në veri të vendit. Ai tha se brenda një viti mbi 10 ligje për reformë kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.

Madje tha se këto ligje janë ngujuar në këtë Gjykatën duke pamundësuar reformën në sistem.

“Progresin ynë në luftimin e korrupsionit është vlerësuar edhe nga organizatat ndërkombëtare. Ka vetëm grupe të organizuara kriminale ata nuk kanë mbështetje në popull. Ajo çfarë me duhet të theksho se ka shumë informata për krimet vjet edhe sivjet”.

“Vjet kur kishim barrikada sivjet kur kishim sulme paramilitare, këto nuk janë reflektuar në aktakuza të shumta, kemi shumë pak aktakuza për krimet e kryera të qytetarëve. Një sfidë si Qeveri që e kemi pasur është fakti që reformat tona kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese”.

“Brenda një viti i kemi 10 ligje shumë të rëndësishme të reformës sonë ose ngalën të ngujuara ose janë të rrezuara ose të deformuara. 10 ligje për më pak se një vit të i kemi të ngujuar në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.