
Në Kamenicë u mbajt sot Akademia Përkujtimore dhe u bë zbulimi i shtatores së Heroit të Kosovës, Isa Kastrati, në 24-vjetorin e rënies së tij.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ishte i ftuar për të marrë pjesë në këto aktivitete të organizuara nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, në bashkëorganizim me OVL të UÇK-së, dega në Kamenicë, në kuadër të Manifestimit “Lulëkuqet e Prillit”.
Në pamundësi për të qenë i pranishëm, kryeministri Kurti i është drejtuar familjarëve të dëshmorit Isa Kastrati dhe të pranishmëve tjerë, përmes një letre, që u lexua nga zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Lidiona Marovca./Gazeta10