Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti porosi deputetëve: Mos harroni, ndërkombëtarët i kanë ka dy kapela

Gazeta10
13 February 2023 - 15:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke raportuar në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe tentimet e emisarëve për arritjen e një marrëveshje finale, raporton Gazeta10

Kurti ka komentuar rolin e emisarëve duke thënë se ata i kanë ka dy kapela, si shtete që na kanë njohur dhe si ndërmjetësues ku ne nuk duhet të pajtohemi me ta.

“Ndërkombëtarët, kurrë mos e harroni i kanë ka dy kapela, njërën që e ka njohtë shtetin tonë e tjetrën të ndërmjetësit, ata vin edhe me kërkesa të palës tjetër, të ndërmjetësojnë. Unë nuk e marr çdo fjalë që ma thonë ndërkombëtarët në dialog si fjalë doemos autentike e atij ndërkombëtari, se ajo është fjalë gjithsesi e palës tjetër. Edhe kur shkojnë të Vuçiqi shkojnë me kërkesa tona, ai e dinë që s’janë ndërkombëtarët por kërkesat e Kosovës, Pra nuk është çdo ligjërim ndërkombëtarë autentik i atij shteti që na ka njohur por është roli i ndërmjetësit.

Kurti, u ka thënë deputetëve prandaj duhet të koordinohemi me ndërkombëtarët si shtete që na njohin por jo të pajtohemi në rolin e tyre si ndërmjetës  sepse e dobësojmë pozicionin tonë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.