Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti publikon fotografi nga ceremonia për Epopenë, shihet shumë i afërt me Rifat Jasharin

Gazeta10
05 March 2023 - 15:43

Kryeministri Kurti ka publikuar në profilin e tij në Facebook fotografitë dhe fjalimin e mbajtur në ceremoninë e FSK-së sot, në nder të Epopesë së UÇK-së.

Në njërën prej fotove, ai shihet gati i përqafuar me Rifat Jasharin, vëllain e e komandatit legjendar, Adem Jasharit, shkruan Gazeta10.

Në fotografinë në fjalë, Kurti shihet i buzëqeshur ashtu si Rifat Jashari ndërkohë që i mban njërën dorë me dy duart e tij. Në anën tjetër, dora e majtë e z. Jashari është në krahun e Kurtit.

Kurti i ka përmendur në fjalimin e tij edhe uniformat e para të UÇK-së që Rifat Jashari i kishte sjellur nga Gjermania.

“Ishte viti 1993, kur vëllai më i madh i tyre, Baci Rifat Jashari që punonte në Gjermani, do t’u dërgonte nga atje Hamzës dhe Ademit uniforma ushtarake. Janë ato uniforma me të cilat i kemi parë të veshur Ademin dhe Hamzën nëpër fotografitë dhe video-incizimet e asaj kohe. Edhe simbolikisht, ato mund të quhen uniformat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai që i kishte blerë ato uniforma ushtarake më 1993, duke e bërë kështu investimin më të madh dhe më të çmuar për Kosovën, Baci Rifat Jashari, sot është mes nesh, përballë mijëra uniformave që mbajnë të veshura ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.”, deklaroi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.