Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti reagon për situatën në Izrael: Qëndrojmë me aleatët tanë, këto akte të ndalen menjëherë

Gazeta10
09 October 2023 - 14:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas situatës tensionuese në Izrael, pas sulmeve nga militantët e Hamasit.

Ai përmes një statusi në Twitter, tha se qëndron me aleatët e Kosovës, duke i kërkuar ndalimin e menjëhershëm të këtyre akteve.

Kurti ndër të tjerash ka mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër terrorizmit, duke kërkuar gjithashtu lirimin e menjëhershëm të pengjeve.

Postimi i plotë:

Shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve dhe numrin në rritje të vdekjeve pas sulmeve të Hamasit në Izrael. Unë qëndroj me aleatët tanë, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të këtyre akteve, duke mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër terrorizmit dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.