
Kryeministri i Kosovës, Albini Kurti, ka thënë se Serbia po e shmang normalizimin e marrëdhënieve, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se mungesa e një marrëveshjeje me Serbinë po bën që Rusia të përpiqet ta zgjasë luftën në Ballkan.
“Mungesa e marrëveshjes me Serbinë e bën Rusinë të përpiqet të zgjasë luftën në Ballkan”, ka thënë Kurti, shkruan El Paris, trasnmeton Gazeta10.
Më tej, Kurti ka thënë se Serbia po përfiton nga konflikti në Ukrainë.
“Lideri kosovar akuzon Beogradin se po shmang normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe po përfiton nga konflikti në Ukrainë”. / Gazeta10