Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti sjellë provat ku dhe si ndodhi kidnapimi i policëve kosovarë nga Serbia (FOTO)

Gazeta10
15 June 2023 - 9:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për media ka thënë se kidnapimi i tre zyrtarëve policorë ka ndodhur thellë ne territorin e Kosovës, raporton Gazeta10.

“Vendi ku janë kidnapuar tre zyrtarët policorë ka ndodhur 1 km në veriperëndim, 300 m, në jugperëndim, 670 m veriore larg prej kufirit në thellësi të territorit të Kosovës”, tha ai.

Kurti ka prezantuar para mediave edhe fotografi nga gropat që e ndajnë Kosovën dhe Serbinë, duke hedhur poshtë të gjithave pretendimet e Serbisë që zyrtarët policorë janë kidnapuar në Serbi.

Kryeministri tha se KFOR-i dhe Policia kanë parë në atë vend gjurmët e qizmeve dhe pranga, ndërsa u shpreh i habitur që misioni paqeruajtës i NATO-s s’e ka përmendur këtë.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë KFOR-i, ka qenë Policia e Kosovës dhe aty janë gjetur edhe gjurmët e qizmeve, këpuceve të huaja në drejtim të Serbisë, por janë gjetur edhe prangat plastike lidhëse. Pra, si është e mundur se ata prentendojnë se Policia janë arrestuar në Serbi, kur lidhëset e tyre të plastikës si pranga janë pikërisht në këtë vendin ku po themi ne”, tha Kurti.

“Ajo çfarë mua vazhdon të më habisë është që as të nesërmen me këtë të vërtetë që ne po e shpërfaqim, nuk del KFOR-i”, theksoi ai./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=CyuHKxDZzAQ

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.