Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti s’tregon nëse ka qenë i ftuar nga Ambasada Amerikane për Asociacionin

Gazeta10
31 January 2023 - 10:41

Pyetjeve të gazetarëve se a është thirrur nga Ambasada Amerikane në Kosovë për të diskutuar për Asociacionin nuk ka dashur që t’u përgjigjet Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në fakt Kurti tha se në atë takim është kabineti i tij qeverisës, ndërsa nuk ka dhënë detaje nëse ka qenë i ftuar edhe vet ai.

“Takimi ka filluar atje dhe kabineti im është atje”, tha shkurt kryeministri.

Të ftuar në këtë takim janë të gjithë përfaqësuesit e institucioneve kryesore të shtetit. Gjithashtu, në këtë takim të pranishëm do të jenë edhe anëtarë nga shoqëria civile.

Nacionale po qëndron te ambasada amerikane ku tashmë kanë filluar të mblidhen të ftuarit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.