Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takon ish-këshilltaren Ardita Sinani, i ofron mbështetje për Preshevën

Gazeta10
06 August 2024 - 15:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim sot ish-këshilltaren e tij, Ardita Sinani, e cila tashmë është zgjedhur kryetare Komunës së Preshevës.

Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se Kurti i ka ofruar Sinanit mbështetej për realizimin e programit të saj qeverisës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në takim Kryetaren e sapo zgjedhur të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.Në këtë takim, ai e uroi për formimin e koalicionit me Partinë Demokratike Shqiptare të drejtuar nga Ragmi Mustafa dhe për detyrën e re si kryetare e komunës. Kryeministri Kurti i ofroi mbështetje në realizimin e programit qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim.”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në të njëjtën ditë, kryetarja e Preshevës është pritur në takim edhe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.