Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takon William Walker, e quan ambasador i së vërtetës

Gazeta10
20 January 2023 - 20:09

Në shënim të 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut, në mbledhjen e Qeverisë u ndanë mjetet për librin e Ambasadorit William Walker, rreth masakrës së 15 janarit 1999, dhe peshës historike të saj.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në një takim miqësor, Ambasadorin William Walker, me të cilin ndanë kujtimet e dhimbshme të së kaluarës, sfidat e shqetësimet e të tashmes dhe shpresat dhe besimet për të ardhmen.

Ai e falënderoi për kontributin e tij të pazëvendësueshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, interesimin e përhershëm për Kosovën dhe gatishmërinë e plotë për të rrëfyer të vërtetën.

“Ambasadori Walker do të jetë gjithmonë ambasadori i së vërtetës. Populli shqiptar dhe historia do të jetë përherë mirënjohës për përshkrimin dhe shpalosjen e krimeve kundër njerëzimit dhe masakrën e Reçakut, krime këto që synoheshin të fshiheshin atëherë e që mohohen edhe sot nga krerët e po të njëjtit shtet ekzekutues”, thuhet në komunikatën e Qeverisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.